politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Enkelejd Alibeaj (lindur më 11 shtator 1973), ishte deputet i Partisë Demokratike në Legjislaturën VII të Kuvendit të Shqipërisë. Alibeaj ka qënë Ministër i Drejtësisë në qeverinë e Republikës së Shqipërisë në vitet 2007-2009.
Enkelejd Alibeaj | |
---|---|
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 20 nëntor 2007 – 8 shtator 2009 | |
Paraprirë nga | Ilir Rusmali |
Pasuar nga | Bujar Nishani |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 11 shtator, 1973 |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PD |
Punësimi | Politikan |
Enkelejd Alibeaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në 1997 Enkelejd Alibeaj fitoi konkursin për të hyrë në Shkollën e Magjistraturës, duke u bërë kështu një nga të diplomuarit e brezit të parë të magjistratëve. Ai mori titullin “Magjistër” me rezultate të shkëlqyera nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2000.
Në vitin 1999-2000 Enkelejd Alibeaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, një nga gjykatat më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 2000-2005 ai ushtroi profesionin e avokatit, duke drejtuar studion ligjore të krijuar prej tij, e cila shpejt u bë e njohur për reputacionin dhe profesionalizmin në fushën e drejtësisë.
Në vitet 2005-2007 Enkelejd Alibeaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionin pranë Këshillit të Ministrave. Emërimi në këtë detyrë është kompetencë e drejtpërdrejtë e Kryeministrit dhe departamenti që drejtoi përbën një strukturë të rëndësishme dhe efikase të hetimit të administrativ të veprimtarisë së administratës shtetërore, duke pasur rezultate konkrete dhe të vlerësura nga opinioni i brendshëm dhe organizmat ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve ai ka përfaqësuar Këshillin e Ministrave në çështjet gjyqësore përpara Gjykatës Kushtetuese.
Enkelejd Alibeaj është angazhuar në veprimtari akademike si lektor në lëndën “E drejta Kushtetuese”, pranë disa universiteteve dhe ka kontribuar në një sërë veprimtarish dhe botime akademike në fushën e së drejtës.
Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë në një sërë seminaresh, konferencash, aktivitete dhe kurse trajnimi jashtë vendit dhe që lidhen me të drejtën procedurale penale (Itali, Poloni), të drejtat e njeriut (Strasburg), reforma në gjyqësor (Bullgari) apo në fushën e antikorrupsionit.
Në vitet 2000-2003 ai ka ushtruar detyrën e drejtorit ekzekutiv të një organizate jofitimprurëse në fushën e së drejtës “Instituti i Studimeve Demokratike” me objekt të veprimtarisë së vet studimet në fushën e së drejtës dhe përgatitje të legjislacionit. Ai gjithashtu është angazhuar nga OSBE - Prezenca në Shqipëri si një nga ekspertët më të mirë vendas në fushën e sistemeve dhe legjislacionit të zgjedhjeve.
Enkelejd Alibeaj flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Në Mars të vitit 2022, Enkelejd Alibeaj ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Zoti Alibeaj ishte nënkryetar i PD-së, ndërsa tani do të drejtojë këtë parti deri në zgjedhjet e tjera për kryetar.
Enkelejd Alibeaj është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë nga martesa e parë. Pas divorcit ai u martua me Marsida Xhaferrllarin, aktualisht gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe ish-këshilltarja e tij në kohën kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë. Marsida dhe Enkelejdi kanë studiuar të dy në Shkollën e Magjistraturës.
Në zgjedhjet e vitit 2021 Enkelejd Alibeaj u rendit i pari në listën e PD për Qarkun Fier duke fituar mandatin e deputetit.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013
Lista e deputetëve të Legjislaturës VII të Kuvendit të Shqipërisë
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.