Empedokli
From Wikipedia, the free encyclopedia
Empedokli radhitet ndër figurat më të shquara të filozofëve të kohës parasokratiane të shkollës së Parmenidhit. Është i influencuar nga tri idetë të cilat edhe i mësoi, ata të Pitagorës dhe besimet Orfeike ; idetë Eleatike : dhe ndikimet nga Herakliti. Mbron tezën e Njëshes dhe mëtej, pasiqë nxen edhe mësimet e vijuesve të Pitagorës, përpilon kosmologjinë e vet. Zjarri, toka uji dhe ajri janë elementet që formojnë çdo gjë në gjithësinë e paraqitur në një sferë ku bashkimi dhe ndarja e elementeve vihet në lëvizje nga dy forca të vetme : Dashuria dhe Urrejtja. E para është forcë bashkuese kurse e dyta forcë që sjellë ndarje. Përveç interesit mbi natyrën Empedokli merret me jetën politike dhe është mbrojtës i zjarrtë i demokracisë. Është poashtu i njohur si idhtar i doktrinës së migrimit të shpirtrave dhe si shërues, gjë që bëri të konsiderohet si hyjni nga bashkëkohanikët e tij. Për të vërtetuar pavdekshmërinë e tij, por më tepër nga krenaria joracionale, pas një banketi ndër besimtarë e miq, dëgjon një zë që e thërret dhe ai zhduket përgjithmonë. U gjuajt në flakët e Etnës nga i ngelën pa u djegur vetëm bronza e këpucëve. Apoteozë pak edhe e stërritur por sidoqoftë, dëshira Empedoklit u plotësua më së miri... Pretendonte të jetë Hyjni dhe i pavdekshëm ("Pastrimet"... unë kam ardhur tek ju si një Perëndi i pavdekshëm...) Këtë e arriti gjatë jetës e sidomos duke ju sakrifikuar Etnës. Kjo ishte dëshira e tij...