Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 1968
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kualifikimet e Kampionatit Evropian të Futbollit të vitit 1968 u zhvilluan nga tetori i vitit 1966 gjer më 24 prill të vitit 1968. Gjatë këtyre kualifikimeve morën pjesë 31 kombëtare të cilat fillimisht u ndanë në tetë grupe ku i zhvilluan ndeshjet grupore dhe çdo fitues i grupit u kualifikua për në çerek finale. Ndeshjet çerek finale u zhvilluan në stilin nikoqir/mysafir dhe u mor parasysh rezultati i përgjithshëm i realizuar nga kombëtaret, fituesit u kualifikuan për ndeshjet finale të cilat u zhvilluan në Itali.
Shqipëria ishte pjesë e grupit të katër, grupi i vetëm me tri skuadra, ku bënin pjesë edhe kombëtarja jugosllave dhe ajo gjermano perëndimore. Nga katër ndeshjet grupore kombëtarja shqiptare arriti të fitojë një pikë nga ndeshja me kombëtaren gjermano perëndimore në Tiranë dhe pësoi tri humbje në ndeshjet tjera. Me këtë rezultat kombëtarja shqiptare nuk arriti të kualifikohet për në çerek finale.
Pikët: Çdo ndeshje e fituar, fituesit i sillte 2 pikë (dhe jo 3 sikur që është tani), çdo barazim u sillte skuadrave nga 1 pikë dhe humbja nuk kishte pikë.