Elfriede Jelinek (1946- ) Shkrimtare avangardiste e suksesshme si dhe me prirje për të krijuar skandale Elfriede Jelinek konsiderohet si autorja më e rëndësishme e gjuhës gjermane të gjeneratës moderne.[1] Romani i saj i shtatë Pianistja, u përkthye në shum gjuhë dhe u adaptua për film. Më vitin 2004 morri Çmimin Nobel për Letërsi[2] dhe po aty hapi një skandal të ri kurr u shpreh se nuk ka dëshirë që nobelizimi i saj të reflektoj në dobi të vendit të vet.[3] Jelinek lindi më 1946 në Mürzzuschlag të Austrisë kurse fëmininë e saj e kaloi në Vienë. Shkollimin e filloi në një institut fetar ku mësoi dansin klasik dhe gjuhën frenge.[4] Më ndikim dhe nismë të mëmës së vet, ajo filloi të mësoj violinën, organon dhe pianon. Në moshën 19 vjeçe bie në depresion nga frika se do ta dëshproj mëmën e vet me dobësitë e saja muzikore.
U lind më | 20 tetor 1946 Mürzzuschlag, Styria, Austri |
---|---|
Kombësia | austriake |
Gjinitë letrare | noveliste |
Faqja zyrtare | |
http://www.elfriedejelinek.com |
E vragosur nga babai, i cili ra i sëmurë psiqikisht (ai vdes në një spital psiqiatrik) dhe nga mëma katolike shum autoritare, Jelinek i rreket letërsisë për të shprehur revoltën e saj ndaj autoritarizmës. Romanin e saj të parë e publikon më 1970 kurse sukseset ndërkombëtare filluan me Pianistja (1983) dhe Lust. (1990)
Përveç romaneve ajo shkroi edhe pjesë për teatër , sqenarë për film, televizion, radio dhe disa poema. Është fituese e disa çmimeve prestigjioze për letërsi si : Çmimi Heinrich-Böll (1986) dhe Çmimi Heinrich Heine (2002). Përpos kësaj, ajo u muar edhe me përkthime të autorëve: Thomas Pynchon, Georges Feydeau, Eugène Labiche e të tjerë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.