Ekranet Kristale Likuide
From Wikipedia, the free encyclopedia
LCD Ekranet kristale likuide Shkrutesa për liquid crystal display, një lloj ekrani që përdoret në orë digjitale dhe në shumë kompjuterë portativë. LCD paraqet përdorimin e dy fletave të polarizuara me material të lëngët në mes tyre. Një rrymë elektrike kalon përmes lëngut duke i vendosur kristalet në vijë të drejtë kështu që drita nuk mund të depërtojë përmes tyre. Secili Kristal, është si një grilë, apo të themi ndryshe bllokon kalimin e dritës përtej.Figura e LCD-së njëngjyrëshe zakonisht paraqitet si e kaltër apo e hirtë e mbyllur në krye të sfondit me ngjyrë të hirtë në të bardhë. Ngjyra LCD paraqet përdorimin e dy teknikave bazë për përfitimin e ngjyrave: Passive matrix është më e lirë nga të dy teknologjitë. Teknologjia tjetër e quajtur "thin film transistor (TFT)" ose active-matrix, prodhon figura me ngjyra që duken se janë të mprehta sikurse ekranet tradicionale CRT, por teknologjia është e shtrenjtë. Ekranet e fundit të passive-matrix që përdorin teknologjitë e reja si CSTN dhe DSTN, prodhojnë ngjyra të mprehta duke ju bërë rival ekraneve të active-matrix. Shumica e ekraneve LCD që përdoret në notebook computers janë me Backlit, ose transmisive, për të bërë leximin më të lehtë.
|
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |