Ekonomia e Bullgarisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Me fitimin e pavarësisë në kongresin e Berlinit, Bullgaria ballafaqohet me varfërinë në kapital, me probleme të shumta politike dhe ekonomike dhe së shpejti bëhet sferë ndikuese e kapitalit të huaj. Importi i kapitalit të jashtëm nuk solli vendin në pozitë më të mirë. Shkalla e ulët e fuqive prodhuese solli atë që bujqësia të sigurojë 2/3 e të ardhurave kombëtare dhe 90% të eksportit të vendit. Industria ka dhënë rreth 1/3 e të ardhurave nacionale dhe gjithsej 5% të eksportit të vendit. Relacionet e tilla e kanë përcaktuar bujqësinë si degë kryesore të ekonomisë. Edhe pse ka kushte të favorshme natyrore, fragmentimi i pronave ishte problem për zbatimin e mjeteve agroteknike. Kësaj t’i shtojmë edhe bazën e ulët të mekanizmit dhe të kimikizimit në bujqësi. Ajo pak industri ka qenë orientuar në përpunimin e lëndëve të para nga bujqësia .
Ndërrimet e mëdha në ekonomi që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore ishin bazë e mira e një ritmi më të shpejtuar.