From Wikipedia, the free encyclopedia
Ebu Ishak i njohur në perëndim si Arzaçel, ishte Arab Spanjoll. Ai ishte astronomi më i shquar i kohës së tij.
El Zarkali bëri një seri vëzhgimesh astronomike në Toledo (arabisht El Tulajtalah) dhe i përpiloi ato në atë çfarë është e njohur si Tabelat e famshme Toledane. Ai korrigjoi të dhëna gjeografike nga Ptolemi dhe El-Kvarizmi. Në veçanti, El Zarkali korrigjoi llogaritjen e gjatësisë së Detit Mesdhe nga 62 shkallë të bërë nga Ptolemi në vlerën përafërsisht të saktë 42 shkallë. Tabelat Toledo janë përkthyer në gjuhën latine në shekullin dymbëdhjetë.
El Zarkali ishte i pari që vërtetoi lëvizjet e Afelionit në varshmëri të yjeve. Ai mati shpejtësinë e lëvizjes me 12,04 sekonda për vit e cila është shumë e afërt me kalkulimet moderne prej 11,8 sekondash. El Zarkali shpiku astrolabin e rrafshët të njohur si Safihah detajet e të cilit u publikuan në gjuhën Latine, Hebreje dhe disa gjuhë të tjera Evropiane.
Koperniku në librin e tij të famshëm "De Revolutionibus Orbium Clestium" shpreh detyrimet e tija ndaj el-Batanit (Albategnius) dhe el-Zarkalit (Artzaçel) dhe citon veprat e tyre disa herë. Beer dhe Madler vë veprën e tyre Der Mond (1873) emërojnë një veçori në sipërfaqen e hënës mbas El-Zarkalit. Është një dukuri në sektorin tetë me diametër mbi gjashtëdhjetë mile dhe është e rrethuar nga vargmale të ngritura porsi terraca në lartësi deri në 13.000 hapa mbi sipërfaqe. Ajo gjithashtu përfshin disa kodra dhe kratere dhe plasaritje të dukshme nga ana perëndimore.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.