Diktatura
një mënyrë për të qeverisur njerëzit dhe vendin / From Wikipedia, the free encyclopedia
Diktatura (nga latinishtja dictatura) shfrytëzimi i pakufishëm i fuqisë nga ana e një apo më shumë personave, veçanërisht në shtet. Është për t'u dalluar tubimi i përkohshëm i të drejtave të ushtrimit të fuqisë me qëllim tejkalimi të situatave të rënda (jashtëzakonshme). Diktatura në jetën e përditshme përdoret si shprehje me të cilën kuptohet sundim permanent, si kundërvlerë e demokracisë. Një rast klasik i gjendjes së jashtëzakonshme (e përkohshme), në Romen e vjetër kërkonte vënien e një Diktatori në krye të shtetit. Në shtete me sisteme parlamentare demokratike, fuqi kushtetues e pushteti i jepet kryetarit të shtetit ose ndonjë organi tjetër shtetërorë më qëllim të ndërmarrjes së masave për mbajtjen e sigurisë së rendit publik (p.sh. Gjendja e jashtëzakonshme, Shtetrrethimi, Ora policore, dhe forma tjera të kufizimeve të të drejtave të garantuara me kushtetutë). Veçori e gjitha këtyre kufizimeve është koha e kufizuar për organin fuqiplotë. Në anën tjetër, ushtri i pa kufizuar kohor, është ngushtë i lidhur me ngulfatjen e opozitës si dhe mënjanimin e të drejtave themelore të qytetarëve të garantuara me kushtetutë, nëse ato më parë kanë ekzistuar. Mbajtëse e diktaturës zakonisht është një parti e ardhur në pushtet nëpërmjet ndonjë forme revolucioni apo puçi. Gjatë shekullit të kaluara, Fashizmi, Nacional-socializmi dhe Komunizmi kanë qenë sisteme të dalluar në të cilat ka vepruar kjo formë, që ndryshe quhej edhe diktatura totalitare.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|