![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/P46.jpg/640px-P46.jpg&w=640&q=50)
Besëlidhja e Re
From Wikipedia, the free encyclopedia
Besëlidhja e Re është pjesa e dytë e Biblës. Në shekulin e dytë të erës sonë që është e Jezus Krishtit ishin shumë shkrime që mbanin emrin e ndonjë apostulli: ungjij, vepra apostujsh, letra, por jo të gjitha këto shkrime hynë në liturgji, në predikime katekistike. Rreth mbarimit të shekullit të dytë disa ndër këto shkrime u quajten Besëlidhja e Re. Ishin ato shkrime që u përdornin në liturgji dhe në katekizim në mbarë Kishën e shpërndarë nëpër vende të ndryshme. Të tjerat nuk hynë në përdorim pse Kisha nuk i pranoi për të frymëzuara prej Hyjit, pra ishin të dyshmita dhe u quajten apokrife (i fshehur, i vënë në vend të fshehtë). Të krishterët e parë nuk e patën mënjiherë idenë t' ia bashkangjesin BV librat e vet. Ata filluan në liturgji t'i përdorin pas leximit të teksteve të Besëlidhjes së vjetër edhe shkrimet e reja. Kështu këto moren rendësinë e vet dhe dhe me kohë u quajten Librat e Besëlidhjes së Re dmth të Besëlidhjes që nëpër Jezu Krishtin, Hyji lidhi me mbarë njerëzimin. Kështu ju bashkangjitën librave të BV, të cilat Kisha gjithmonë i nderon si Fjalë e Hyjit. Njëzet e shtatë librat e BR janë letërsia më e afërt e krishterimit në fillim. Ato mbajnë përmbajtjen e të vërtetave të besimit dhe të moralit për të krishterin. Bashkë me librat e BV dhe me traditën e shenjtë të Kishës, përmbajnë gurrën e vërtetë që duhen besuar dhe të normave morale që duhen mbajtur.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/5c/P46.jpg/320px-P46.jpg)