Dekreti i Zjarrit të Rajhstagut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Dekreti i Zjarrit të Rajhstagut është emri i zakonshëm i Dekretit të Presidentit të Rajhut për Mbrojtjen e Popullit dhe Shtetit lëshuar nga Presidenti gjerman Paul von Hindenburg me këshillën e kancelarit të kohës Adolf Hitler më 28 shkurt 1933 në përgjigje të menjëhershme ndaj zjarrit që shkatërooi godinën e Rajhstagut.
Dekreti anuloi shumë nga liritë kryesore të qytetarëve gjermanë. Me nazistët në pozita të fuqishme në qeverinë gjermane, dekreti u përdor si bazë ligjore për burgosjen e kujtdo që konsiderohej si kundërshtar i nazistëve dhe për të shtypur botimet që nuk konsideroheshin "miqësore" për kauzën naziste. Dekreti konsiderohet nga historianët si një nga hapat kyç në krijimin e një shteti nazist njëpartiak në Gjermani.