De Administrando Imperio
From Wikipedia, the free encyclopedia
De Administrando Imperio ("Mbi qeverisjen e Perandorisë") është titulli latin i një vepre në gjuhën greke të shkruar nga perandori romak lindor i shekullit të 10-të, Konstandini VII. Titulli grek i veprës është Πρὸς τὸν ἴδιον υἱὸν Ρωμανόν ("Për djalin tim Romanos"). Është një manual i politikës së brendshme dhe të jashtme për përdorimin e djalit dhe pasuesit të Kostandinit, perandorit Romanos II. Është një shembull i spikatur i enciklopedizmit bizantin.