![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/0d/Manastir_Visoki_De%25C4%258Dani_%2528%25D0%259C%25D0%25B0%25D0%25BD%25D0%25B0%25D1%2581%25D1%2582%25D0%25B8%25D1%2580_%25D0%2592%25D0%25B8%25D1%2581%25D0%25BE%25D0%25BA%25D0%25B8_%25D0%2594%25D0%25B5%25D1%2587%25D0%25B0%25D0%25BD%25D0%25B8%2529_-_by_Pudelek..jpg/640px-Manastir_Visoki_De%25C4%258Dani_%2528%25D0%259C%25D0%25B0%25D0%25BD%25D0%25B0%25D1%2581%25D1%2582%25D0%25B8%25D1%2580_%25D0%2592%25D0%25B8%25D1%2581%25D0%25BE%25D0%25BA%25D0%25B8_%25D0%2594%25D0%25B5%25D1%2587%25D0%25B0%25D0%25BD%25D0%25B8%2529_-_by_Pudelek..jpg&w=640&q=50)
Deçani
From Wikipedia, the free encyclopedia
Deçani (serbisht: Дечани Dečani) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Pejës, Gjakovës, dhe me Republikën e Shqipërisë. Është i njohur për rrugët historike në mes Pejës dhe Gjakovës. Shikuar nga ana fetare Deçani është i njohur për Kishën Ortodokse. Territori i kësaj komune mbulon 180 km2, dhe ka më se 42 fshatra.
Fakte të shpejta Shteti, Rajoni ...
Deçan
Дечани Dečani | |
---|---|
![]() | |
Koordinatat: Stampa:Xb_type:city(3803) 42°32′N 20°17′E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Gjakova |
Komuna | Deçani |
Lartësia mbidetare | 550 m (1.800 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 3.803 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 51000 |
Prefiksi | +383 |
Targa e automjeteve | 03 |
Faqja zyrtare | kk |
Mbylle
Deçani është vendosur përgjatë rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren, dhe ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb due Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik, ndërsa nëpërmjet Gjakovës due Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit, me Shqipërinë.