From Wikipedia, the free encyclopedia
Dan Brown (sqt. Den Brauni) lindi më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire. Është autor i disa librave të suksesshëm, midis të cilëve renditen Kodi i Da Vinçit dhe Engjëj dhe Djaj. Para se të merrej me shkrimin e librave ai ishte mësues i gjuhës angleze. Dan Brouni jeton dhe shkruan në Massachusetts në SHBA, ai dhe bashkëshortja e tij (Blythe) janë njohës të mirë të historisë dhe kulturës evropiane. Librat e tij karakterizohen nga tema e zbulimit të aventurave misterike, të bazuara jo gjithmonë në ngjarje dhe personazhe të vërtetë.
Dan Brown | |
---|---|
U lind më | 22 qershor 1964 Exeter, New Hampshire |
Kombësia | Amerikan |
Gjinitë letrare | Dramë / Konspiracion / Fiksion |
Faqja zyrtare | |
http://www.danbrown.com |
Në shkurt 2006, Michael Baigent dhe Richard Leigh, dy nga tre autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail hodhën padi kundër publikuesit britanik të Kodi Da Vinci. Akuza ishte për plagjiaturë të librit dhe u hodh poshtë nga gjyqi si akuzë e pabazë. Mendohet se me këtë akuzë autorët e librit The Holy Blood and the Holy Grail u munduan të bëjnë reklamë për librin e tyre, i cili pas kësaj arriti po ashtu si libri i Dan Brown rekorde në shitje.
Në 2006 libri i tij The Da Vinci Code u xhiruar nga Ron Howard me Tom Hanks në rolin kryesor dhe Ian McKellen që u shfaq më 17 maj në disa vende të botës, në ShBA më 19 maj, një pjesë e filmit u xhiruar në muzeumin Louvre.
Wikiquote ka thënie në lidhje me: Dan Brown |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.