Cunami
From Wikipedia, the free encyclopedia
Cunami (në anglisht Tsunami) janë valë të gjata të shkaktuara nga zhvendosjet tektonike të pllakave të fundit të oqeaneve, gjegjësisht lëkundjet nënoqeanike-nëndetare.
Termi rrjedh nga japonishtja që do të thotë "valë porti".
Para mbërritjes së cunamit, deti tërhiqet në largësi të madhe, e më pas drejt bregut vjen një valë me një shpejtësi deri 300 m/s, dhe një amplitudë e cila varet nga forma e gjirit të detit që ajo godet. Në gjire të cilat kanë formën e gërmës "U" ose "V", kjo amplitudë mund të arrijë disa dhjetëra metra.