From Wikipedia, the free encyclopedia
Cowboy Bebop (カウボーイビバップ Kaubōi Bibappu) është një serial anime me regjizor Shinichirō Watanabe shfaqur për herë të parë më 3 prill, 1998 në TV Tokyo. Seriali anime përbëhet nga 12 seri (sezoni i parë edhe pse nuk ka një ndarje të mirëfilltë midis sezoneve) dhe 14 seri në vazhdim të transmetuara në televizionin WOWOW, me një total prej 26 serish. Një film anime me metrazh të gjatë është prodhuar gjithashtu nën titullin Cowboy Bebop: Tengoku no Tobira.
Cowboy Bebop | |
カウボーイビバップ (Kaubōi Bibappu) | |
---|---|
Zhanri |
|
Krijuar nga | Hajime Yatate |
Manga | |
Cowboy Bebop: Shooting Star | |
Ilustruar nga | Cain Kuga |
Publikuar nga | Kadokawa Shoten |
Revista | Monthly Asuka Fantasy DX |
Demografia | Shōjo |
Vazhdimësia origjinale | 18 shtator 1997 – 18 qershor 1998 |
Vëllimet | 2 |
Serial televiziv anime | |
Drejtuar nga | Shinichirō Watanabe |
Prodhuar nga |
|
Shkruar nga | Keiko Nobumoto |
Muzika nga | Yoko Kanno |
Studioja | Sunrise |
Rrjeti origjinal | TXN (TV Tokyo), Wowow |
Vazhdimësia origjinale | TV Tokyo broadcast 3 prill 1998 – 26 qershor 1998 Wowow broadcast 24 tetor 1998 – 24 prill 1999 |
Episodet | 26 |
Manga | |
Ilustruar nga | Yutaka Nanten |
Publikuar nga | Kadokawa Shoten |
Revista | Monthly Asuka Fantasy DX |
Demografia | Shōjo |
Vazhdimësia origjinale | 18 tetor 1998 – 18 shkurt 2000 |
Vëllimet | 3 |
Anime film | |
| |
Seri televizive live-action | |
|
Cowboy Bebop ishte një sukses komercial si në Japoni ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në ShBA. Pas kësaj pritje entuziaste nga adhuruesit, Sony Pictures miratoi buxhetin për të prodhuar një film artistik anime me metrazh të gjatë, Cowboy Bebop: Tengoku no Tobira (në anglisht Cowboy Bebop: Knockin 'on Heaven's Door). Filmi u shfaq në kinematë e të gjithë botës (pra pati një version ndërkombëtar) dhe pasoi me një publikim ndërkombëtar në DVD. Dy manga bazuar në serialin anime me të njëjtin titull u publikuan në Asuka DX Fantazi të Kadokawa Shoten. Dy volumet manga u publikuan nga Tokyopop në ShBA.
Ngjarjet e serialit zhvillohen në një botë futuristike ku teknologjia ka arritur kulmet e saj. Në vitin 2022, shpërthimi i një porte dimensionale eksperimentale shkaktoi dëme të mëdha në hënë. Ky shpërthim mbështolli tokën me rrezatim radioaktiv, duke lënë një rreth asteroidësh në orbitën e saj që kërcënonte vazhdimisht sipërfaqen tokësore me bombardime kazuale të përditshme meteorësh. Si rezultat, shumë të mbijetuar braktisën tokën e shëndrruar në një vend të pabanueshëm, për të kolonizuar planetet sistemit djellor dhe hënave të Jupiterit.
Seria fillon në vitin 2071, dhjetra dekada pas aksidentit, kur i gjithë sistemi diellor është bërë i arritshëm nëpërmjet portave dimensionale të qëndrueshme. Ekuipazhi Bebop përbërë nga Spike Spiegel, Jet Black, Faye Valentine dhe Ed shpenzojnë shumicën e kohës së tyre në mars, që ndërkohë është shëndrruar në qendrën e re më të madhe të civilizimit njerëzor.
Filmi përbëhet gjithësej nga 26 episiode. Episiodet zgjasin rreth 25 minuta.
Personazhë të tjerë që nuk marrin pjesë në filmin me të njëjtin titull:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.