Cilindri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sipërfaqe cilindrike quhet bashkësia e të gjitha pikave në hapësirë të cilat janë njëlloj të larguara nga një drejtëze e fiksuar e cila quhet bosht i sipërfaqes cilindrike. Largësia e ç'do pike nga boshti quhet rreze e sipërfaqes cilindrike.
![Sistemi koordinativ](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/c/c7/Cylinder_%28geometry%29.png/150px-Cylinder_%28geometry%29.png)
Cilindër quhet ajo pjesë e sipërfaqes cilindrike e cila ndodhet ndërmjet dy rrafsheve paralele. Cilindri quhet i drejtë nëse rrafshet prerëse janë normale me boshtin përndryshe quhet i pjerrët. Largësia mes dy rrafsheve prerëse quhet lartësi e cilindrit.