Shimpanzeja
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shimpanzeja, e njohur edhe si shimpanze e zakonshme, është një specie majmunësh të mëdhenj të ngjashëm me njeriun, të lindur në pyll dhe në savanën tropikale të Afrikës. Ajo kа katër nënlloje të konfirmuara dhe një nënlloj i pestë i propozuar. Shimpanzet dhe bonobot janë të lidhur ngushtë (nganjëherë te quajtur "shimpanze xhuxh") dhe klasifikohen në gjininë e shimpanzeve (Pan) . Dëshmitë nga fosilet dhe sekuencat e ADN -së tregojnë se Pan është si motra e prejardhjes njerëzore dhe është gjallesa më e afërt me njerëzit.
Shimpanze | |
---|---|
P. t. schweinfurthii во Parku Kombëtar Kibale, Uganda. | |
Statusi i ruajtjes | |
E rrezikuar (BNRN-së 3.1)[2] | |
Klasifikimi shkencor | |
Gjinia: | Shimpanze |
Lloji: | Shimpanze e zakonshme |
| |
Shpërndarja e nënspecieve 1. Pan troglodytes verus (e gjëlbert) 2. P. t. ellioti (e hirt) 3. P. t. troglodytes (e kuqe) 4. P. t. schweinfurthii (e kaltër) | |
Sinonimet | |
|
Shimpanzeja është e mbuluar me flokë të zinj e të trashë, por fytyrën, gishtërinjt, duart dhe këmbët i ka te zhveshura. Është më i madhe dhe më i fortë se sa bonoboja. Ai peshon 40-70 kg për meshkujt dhe 27-50 kg ka nje gjatesi prej 150 cm. Periudha e saj e shtatzanisë është tetë muajsh. I vogli distancohet ne moshen 3 vjecare, por zakonisht me pas mban një marrëdhënie të ngushtë me nënën e tij për disa vjet. Shimpanzeja jeton në grupe prej 15 deri në 150 anëtarë, megjithëse individët udhëtojnë dhe ushqehen në grupe shumë më të vogla gjatë ditës. Ky lloj jeton në një hierarki të rreptë të dominuar nga meshkujt, ku mosmarrëveshjet në përgjithësi zgjidhen pa pasur nevojë për dhunë. Pothuajse të gjitha popullsitë e shimpanzeve janë regjistruar duke përdorur mjete, duke modifikuar shkopinjtë, shkëmbinjtë, barin dhe gjethet dhe duke i përdorur ato për të gjuajtur dhe për të marrë mjaltë, termite, milingona, arra dhe ujë. Ky lloj gjithashtu është gjetur se si krijojnë shkopinj të mprehur për të pickuar gjitarët të vegjël.
Shimpanzeja është e renditur në Listën e Kuqe e BNRN-së si një specie e rrezikuar. Vlerësohen midis 170,000 dhe 300,000 njësi nëpër gjithë qarkun. Kërcënimet më të mëdha për shimpanzetë janë humbja e habitatit, gjuetia dhe sëmundjet. Shimpanzetë shfaqen në kulturën popullore perëndimore si figura stereotipike të kllounit dhe shfaqen në ahengje të tilla si'' festa e cajit '' e shimpanzeve ,aktet e cirkut dhe shfaqjet në skenë. Ndonjëherë ato mbahen si kafshë shtëpiake, megjithëse forca dhe agresioni i tyre i bëjnë ata të rrezikshëm në këtë rol. Rreth njëqind shimpanze mbahen në laboratorë kërkimor, veçanërisht në Shtetet të Bashkuara. Janë bërë shumë përpjekje për të mësuar gjuhë të tilla si gjuha e shenjave amerikane për shimpanzetë me sukses të kufizuar.