![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/63/Cesc_F%25C3%25A0bregas_Euro_2012_vs_France_02.jpg/640px-Cesc_F%25C3%25A0bregas_Euro_2012_vs_France_02.jpg&w=640&q=50)
Cesc Fàbregas
futbollist spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Francesc "Cesc" Fàbregas Soler (lindur më 4 maj 1987) është një futbollist spanjoll që luan në Premier League për skuadrën e Chelsea dhe për Kombëtaren e Spanjës. Fàbregas mund të luaj në disa pozicione të mesfushës, ai mund të luaj në qënder të mesfushës, si mesfushor–sulmues ose si sulmues i dytë.
![]() | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Francesc Fàbregas Soler[1] | ||
Datëlindja | (1987-05-04) 4 maj 1987 (37 vjeç) | ||
Vendlindja | Arenys de Mar, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Monaco | ||
Numri | 44 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1995–1997 | Mataró | ||
1997–2003 | Barcelona | ||
2003 | Arsenal | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2011 | Arsenal | 212 | (35) |
2011–2014 | Barcelona | 96 | (28) |
2014–2019 | Chelsea | 138 | (15) |
2019– | Monaco | 8 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2002–2003 | Spanja U16 | 8 | (0) |
2003–2004 | Spanja U17 | 14 | (7) |
2005 | Spanja U20 | 5 | (0) |
2004–2005 | Spanja U21 | 12 | (8) |
2006– | Spanja | 110 | (15) |
2004– | Katalonia | 3 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 mars 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 27 gusht 2017 |
Fabregas filloi karierën ne ekipin e Barcelonës në grupmoshat e reja dhe u largua drejt Arsenalit në korrik te vitit 2004. Ai nuk pati shumë mundësi që të aktivizohej në ekipin startues, në sezonin e tij të parë si futbollist i Arsenalit. Mirëpo dëmtimet e shpeshta të lojtarëve kyç gjatë sezonit 2004/05, bënë që Fabregas të aktivizohet më shpesh në ekipin bazë. Për një kohë të shkurtër, pas largimit të Patrick Vieira nga Arsenali, Fabregas fitoi vendin e tij si titullar në qendër të mesfushës së bashku me brazilianin Gilberto Silva.
Si lojtar 16-vjeçar qe aktivizohej si titullar në ekipin e Arsenalit, ai ariti që të thejë disa rekorde, si mesfushor me mentalitet sulmues për dallim nga Gilberto Silva i cili më tepër kishte rol defanziv. Në kombëtaren spanjolle karierën e filloi në reprezentacionin nën 17 vjeç në FIFA Botërorin e vitit 2003 që u mbajt në Finlandë. Ai mori edhe ftesë nga reprezentacioni spanjoll për senior dhe u aktivizua gjatë Botërorit 2006 në Gjermani.