Cassini–Huygens
From Wikipedia, the free encyclopedia
Cassini–Huygens është një anije kozmike pa pilot e dërguar në Saturn. Ajo është një anije e klasit robotik të NASA–ESA–ASI.[1] Cassini është prova e katërt hapësinore që e vizitoi Saturnin dhe anija e parë që hynë në orbitë, dhe misioni i tij është në vazhdim edhe tani (2016). Ai ka studiuar planetin dhe shumë satetitë natyror që nga arritja e tij atje në vitin 2004.[2]
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/11/Cassini-huygens_anim.gif/200px-Cassini-huygens_anim.gif)
Zhvillim filloi në vitin 1980. Dizajni i tij përfshin një orbiter Saturni, dhe një zbarkues (lander) për në hënën Titan. Huygens, quhet zbarkuesi që zbriti në Titan në vitin 2005. Anija kozmike dypjesëshe është emëruar pas astronomëve Giovanni Cassini dhe Christiaan Huygens.
Anija kozmike u lëshua në 15 tetor, 1997 në bordin e një Titan IVB/Centaur dhe hyri në orbitën rreth Saturnit më 1 korrik të vitit 2004, pas një fluturimi ndërplanetar që përfshinte nëpër Tokën, Venerën dhe Jupiter-in. Më 25 dhjetor, të vitit 2004, Huygens u nda nga orbiteri dhe arriti në hënën e Saturnit, Titan, më 14 janar 2005. Ajo hyri në atmosferën e Titanit dhe zbriti në sipërfaqe. Ajo me sukses ktheu të dhëna në Tokë, duke përdorur Cassini-n si një ndërmjetësues. Kjo ishte ulja e parë e realizuar në pjesën e jashtme të Sistemit Diellor.