Besim Mala
From Wikipedia, the free encyclopedia
Besim Mala (14 Gusht 1971 – 17 Prill 2000) i njohur si Komandant Murrizi, ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 14 Gusht 1971 në Drenas të Kosovës dhe u vra më 17 Prill të vitit 2000 në qendër të Prishtinës. Gjatë Luftës së Kosovës, ai ishte komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së të njohur si "Tigrat e Zi" dhe pas luftës ai ka qenë komandant i batalionit të gardës së Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK-së). Pas vdekjes, ai u shpall Hero i Kosovës.
Fakte të shpejta Pseudonimi/et, Lindur më ...
Besim Mala | |
---|---|
Pseudonimi/et | "MURRIZI" |
Lindur më | 14 Gusht 1971 Drenas, Kosovë |
Vdekur më | 17 Prill 2000 Prishtinë, Kosovë |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1998 – 2000 |
Grada | Komandant |
Njësia | Njësiti Special "Tigrat e Zi"
|
Betejat/luftrat | Lufta e Kosovës (1998–1999) |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Mbylle