Beni Naxhar (Nexhar) (Arabisht: بنو نجار, "bijtë e marangozit") është emri i disa fiseve të cilat nuk kanë shumë lidhje historike dhe moderne në Botën Arabe. Fiset ndryshojnë në përbërjen fetare nga njëra-tjetra.[1]

Në historinë Islame

Një grup Beni Nexhar përmendet në Kartën e Medinës dhe Beni Nexharët e Medinës ishin fisi i nënës së gjyshit të Muhamedit, Abdul Muttalib.[2] Historianët islamikë si Ibn Haxher el-Askelani dhe el-Taberiu i rendisin ato si një fis i fisit të madh Benu Hazrexh të Medinës. El-Askelani thekson se paraardhësi i tyre ishte Tejmallah ibn Talabah ibn Amr ibn el-Hazrexh.[3][4] Benu Nexharët kishte të paktën tre nënfise.[5]

Para Islamit, Benu Nexharët e Medinës kryesisht praktikonin politeizmin tradicional arab, dhe kishin në pronësi idhujt e quajtur Samul, Husa, dhe et-Tamm që u shkatërruan pasi fisi pranoi fenë Islame.[5] Ata mund të kenë pasur një aleancë fisnore me disa prej hebrenjve të Medinës.[6][5]

Muhamedi fillimisht u vendos me ta kur ai bëri Hixhretin (emigrimin) nga Meka në Medinë. Xhamia e Pejgamberit u ndërtua më vonë në kopështin e fisit.[7] Benu Nexharët vlerësohet në një hadith që i atribuohet Muhammedit.[8]

Njerëz

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.