Fshat në Tepelenë From Wikipedia, the free encyclopedia
Bënça është një fshat që shtrihet në jug të qytetit Tepelenë dhe është 6 km larg tij.
Emri i fshatit Bënçë vjen nga banoret Ilirë që me themelimin e tij në shekullin e dyte p.e.s. Bënça kufizohet me këto fshatra përreth saj : në veri me qytetin e Tepelenës, në jug të saj kufizohet me fshatin Lekdush,që bënë pjesë në krahinën e Kurveleshit, në pjesën e lindjes ajo kufizohet nga fshati i quajtur Luzat, ndërsa në perëndim ajo ndahet nga fshatrat e Veliqotit dhe Turanit.
Në luginën e Bënçës kanë jetuar disa fise Ilire si : BISHQEVI, BATHESI, BUKSHI DILQNI LUDOVA dhe TOLA. Këto emra janë te fiseve shqiptare dhe pikërisht banesat e tyre te hershme janë disa shpella që i mbajnë edhe sot e kësaj dite emrat e tyre siç janë : shpella e Bishqemit, shpella e Bathesit, shpella e Bukshit, shpella e Toles dhe gryka e Dilanit. Këto fise themeluan fshatin me emrin Bënça . Ne këto shpella kane banuar fiset e lartpërmendura ku ato kane bere një jete primitive për vete kushtet e atëhershme te shkëputur nga njeri tjetri duke jetuar ne natyre. Kjo periudhe qe unë po përshkruaj këtu i parkete komunitetit primitiv.Në fshatin e Bençës përveç emrave shqiptare Ilire ka edhe emra te huaj si: romak, sllave, islamik(turq), kjo ka ardhur si rezultat i periudhave te ndryshme historike te pushtuesve te vendit tone.
Sipërfaqja tokësore ku shtrihet fshati Bënçës është 5001 ha. Nga kjo sipërfaqe 105 ha është sipërfaqe toke buke, 7 ha toke frutore, 21 ha vreshta ku kultivohet rrush i një cilësie të lartë dhe përdoret për prodhimin e rakisë që njihet si raki rushi Bënça , 220 ha kullota që përdoret për bagëtitë e fshatit e kryesisht dhi, që kohet e fundit janë shtuar ndjeshëm.
2225 ha pyje që i japin fshatit një pamje vërtetë karakteristike dhe të rrallë nga bukuria dhe resurset e saj të paçmueshme, sipërfaqe shkëmborë 390 ha ku gurët dhe shkëmbinjtë ngjajnë si statuja te madhësive gjigante ku turistë dhe vizitore të shumte çuditen për bukurinë e tyre te rralle dhe se fundi 3 ha sipërfaqe troje banimi ku shtrihet fshati karakteristik i futur ne lugine dhe qe përshkohet nga lumi i Bençës qe është në të njëjtën kohë shume i frekuentueshëm për peshkimin e peshqve dhe sidomos te pestroves ( trofka në gjuhe akademike). Lumi i Bençës rrjedh nga burime të ftohta ne malet e Lekdushit dhe Progonatit. Ky lum bashkohet me me lumin e Vjosës një kilometër në veri të qytetit të Tepelenës dhe derdhet në detin Adriatik.
Bënça ka kushte te favorshme klimaterike tokësore për zhvillimin e buqësië, blegtorisë (sidomos the dhisë). Fshati me një lartësi 225 metra mbi nivelin e detit, ka klime kontinentale .
Deri në shekullin e VI p.e.s në Fshat nuk ka pasur besime fetare.Feja katolike dhe ajo islame preku fshatin ne shekullin e XII. Ne shekullin XVI Bençoret ishin të besimit Muhamedan.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.