Bateria
From Wikipedia, the free encyclopedia
"Bateria" është mjet i cili ben akumulimin e energjisë elektrike. Përdoret si burim energjie elektrike në pajisje dhe raste, të cilat për nga natyra e funksionimit të tyre, ose për arsye krijimi lehtësirash në përdorim, nuk ushqehen nga rrjeti i energjisë elektrike. Këto pajisje mund të jenë të vogla (radio portative, TV portativë, ora dore, lodra elektronike, aparate fotografike, videokamera, riprodhues portativë muzike, aparate matës, etj.), të mesme (kompjuter, magnetofon, mini-televizor) dhe të mëdha (makina, mjete pune, instrumente muzikore dhe të tjera).