Bashkia e qytetit Umeå
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bashkia e qytetit Umeå në Suedi është ndërtuar pas zjarrit të vitit 1888 që dogji gjithë qytetin. Ndërtesa është ngritur aty ku ishte ndërtesa e vjetër (e ndërtuar në shekullin e 17-të) dhe është përfunduar në vitin 1890.[1] Arkitekt ishte Fredrik Olaus Lindström nga Stokholmi. Në planin e ri të zhvillimit të sipërfaqes urbane Lindström i dha ndërtesës së bashkisë një lokacion të rëndësishëm afër bregut të lumit, me pamje kryesore nga porti i lumit Ume (që ishte akoma i lundrueshëm në atë kohë, duke siguruar pikën kryesor qasëse të qytetit). Stili i objektit është bazuar në stilin e arkitekturës të Rilindjes gjermane. Qyteti është shpallur kryeqytet kulturor i Evropës për vitin 2014.
Fakte të shpejta Informacion i përgjithshëm, Statusi ...
Bashkia e qytetit Umeå | |
---|---|
Umeå rådhus | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në listën e objekteve të mbrojtura, Suedi |
Adresa | Rådhustorget |
Qyteti | Umeå |
Shteti | Suedi |
Koordinatat | 63°49′30″N 20°15′46″E |
Përfundimi | 1890[1] |
Pronar | Bashkia Umeå |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | Fredrik Olaus Lindström |
Mbylle