Bashki në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Bashkia Prrenjas është një bashki në Qarkun e Elbasanit në Shqipëri. Bashkia e Prrenjasit kufizohet në veri me Bashkinë Librazhd, në lindje me Republikën e Maqedonisë, në jug me Bashkinë Pogradec dhe në perëndim me Bashkinë Elbasan. Kryeqendra e Bashkisë është Qyteti i Prrenjasit është krijuar si njësi administrative në vitin 1958. Popullsia sipas Regjistrit Civil shkon ne 33,031 banorë. Për fëmijët dhe të rinjtë e ketij qyteti dy janë shkollat kryesore, Shkolla nëntëvjeçare “Qybra Sokoli” dhe Shkolla e mesme “Halit Bërzeshta”.
Prrenjasit | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 33.031 |
{{{postal_code_type}}} | 3404 |
Qyteti i Përrenjasit ka pasuri te shumta minerare e në bazë të tyre janë ngritur miniera për përpunimin e tyre.
Kushtet Klimatike
Bashkia e Prrenjasit, sipas ndarjes klimatike të Shqipërisë, ndodhet në zonën klimatike mesdhetare paramalore, ne zonën klimatike mesdhetare paramalore jugore. Larmia e formave të relievit të kësaj nënzone ndikon në regjimin e elementeve klimatik. Pozicioni që ka kjo bashki, larg bregdetit dhe në lartësi mbi nivelin e detit, bën që temperature e ajrit të karakterizohet nga vlera relativish të ulta.Kjo ështe më e theksuar gjatë stinës se dimrit ku erërat që fryjnë nga brendësia e territorit ndikojnë dukshëm në uljen e temperaturës. Temperatuta mesatare e ajrit varion nga 2.70C në Janar deri në 21.00C në Korrik. Temperatura mesatare maksimale luhet nga 6.80C në Janar deri në 28.20C në Korrik. Temperatura mesate vjetore ëshë 13.40CNjë parametër tjetër I rëndësishëm që shpreh regjimin e temperaturës së ajrit është vlera ekstreme që ka arritur temperature në këtë zonë. Konkretisht, temperature maksimale e regjistruar është 40.70C më 14 Shtator 1957 dhe temperature minimale është regjistruar -15.70C në vitin 1968.Regjimi I reshjeve në zonën e Prrenjasit është një regjim mesdhetar. Ky regjim karakterizohet nga sasi të bollshme gjatë gjysmës së ftohtë të vitit dhe reshje të pakta gjatë stinës së verës.Shume vjetore e reshjeve është rreth 870mm, 63% e së cilës bie gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit dhe 37% në dy stinës e tjera. Muaji në të cilin bien më shumë reshje është muaji Nëntor gjatë të cilit bien mesatarisht 119.0 mm, ndërsa muaji më I thatë është muaji Korrik në të cilin bien vetëm 26.6mm shi.
Numri I ditëve me reshje është një parametër tjetër I rëndësishëm I cili shpreh regjimin e reshjeve. Numri I ditëve me reshjë më shumë se 1 mm që vrojtohen gjatë një viti është mesatarisht 92.1 ditë. Shpërndarja gjatë vitit e numrit të ditëve me reshje është praktikisht e njejtë me atë të sasisë se reshjeve. Muaji me numrin më të madh të ditëve me reshje është muaji Dhjetor (10.7 ditë), ndërsa muaji me numër më të vogël të ditëve me reshje është muaji Korrik (3.9 ditë). Një indicator me përdorim të gjerë në ndërtim, hidroteknikë, agrokulturë, etj. është edhe intensiteti me të cilin bien reshjet. Në këtë kuadër treguesi kryesor dhe më I përdorshëm është maksimumi 24 orë I reshjeve si dhe vlerat e pritura për periudha përsëeritje të ndryshme. Vlera më e lartë e reshjeve të vrojtuara, të rëna Brenda 24 orëve, është 102.3 mm/24 orë, është regjistruar në Nëntor 1962. Kryesisht vlerat më të mëdha të maksimumeve 24 orëshe të reshjeve vrojtohen gjatë peridhës së ftohtë të vitit, por nuk përjashtohen rastet kur edhe në stinën e ngrohtë të vitit të vrojtohen vlera të larta të reshjeve që bien Brenda 24 orëve. Konkretisht mund të përmendim sasinë prej 90.5 mm të rënë në Qershor 1981. Në qytetin e Prrenjasit, mesatarish në një vit vrojtohen 12.1 ditë me shtresë dëbore. Lartësia më e madhe e shtresës së dëborës e vrojtuar është 57 cm.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.