![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/9/99/378px-Atletico_Madrid_logo.svg.png/640px-378px-Atletico_Madrid_logo.svg.png&w=640&q=50)
Atlético Madrid
historija e klubit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Club Atlético de Madrid S.A.D. (Spanjisht: [ˈkluβ aˈtletiko ðe maˈðɾið]; që përkethet "Klubi Atletik i Madridit), i njohur si Atlético Madrid ndërkombëtarisht ose thjesht Atléti, është një klub profesionist spanjoll futbolli me seli në Madrid, Spanjë. Klubi aktualisht luan në La Liga, niveli më i lartë i futbollit në Spanjë si dhe i zhvillon ndeshjet si vëndas në Metropolitano, një stadium me kapacitet 70,460 ulësesh.[1]
![]() | ||||
Emri i plotë | Club Atlético de Madrid, S.A.D. | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Los Colchoneros Los Rojiblancos Los Indios El Atleti | |||
Themeluar | 26 prill 1903; 121 vite më parë | |||
Stadiumi | Wanda Metropolitano | |||
Kapaciteti | 70,460 vënde[1] | |||
Pronari | Enrique Cerezo | |||
Trajneri | Diego Simeone | |||
Liga | La Liga | |||
2023–24 | 4të nga 20 | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Klubi u themelua më 26 prill 1903 me emrin Athletic Club Sucursal de Madrid dhe historikisht ka luajtur me fanella kuq e bardhë me vija, duke u njohur me pseudonimet Los Colchoneros ("Dyshek-bërësit") dhe Los Rojiblancos. Në vitin 1946, klubi e ndryshoi emrin në Atlético de Madrid dhe filloi një rivalitet historik me klubin tjetër të qytetit Real Madrid, duke u përballuar në El Derbi Madrileño (Derbi madrilen).
Atlético Madrid është klubi i tretë më i suksesshëm në Spanjë, mbrapa Reali dhe Barcelonës. Ata e kanë fituar kampionatin 11 herë dhe Kupën e Mbretit 10 herë. Në arenën ndërkombëtare, klubi ka fituar tre herë UEFA Ligën e Evropës dhe UEFA Super Kupën, por është mposhtur tre herë në finalen e UEFA Ligës së Kampioneve. Ata gjithashtu kanë fituar dy Superkupa të Spanjë, një Kupë Evropiane të Fituesve të Kupës, një Kupë Eva Duarte, një Kupë Presidenti si dhe një Kupë Ndërkontinentale.