Artemisa
Perendesha greke e Henes, pyjeve dhe gjuetise / From Wikipedia, the free encyclopedia
Artemida ose 'Artemisa' ishte hyjnesha e hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë. E bija e Zeusit nga marrëdhënia e tij me Letën dhe motra binjake e Apolonit. Në mitologjinë Romake asaj i përputhej hyjnesha Diana. Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave. Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm. Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm. Ishte një nga hyjneshat më të adhuruara të Olimpit. Ishte e adhuruar si Hyjneshe që në kohet më të lashta antike. Në Greqinë e lashtë Artemisa ishte e nderuar në disa vende kulti, si në Delos (vendlindja e saj), Braurone, Munikia, Pire (mbi një kodër) dhe në Spartë. Gjithashtu një prej kulteve më të rëndësishme është Tempulli i Artemide-s në Efes, i njohur edhe si një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Njihet me disa epitete si:
- Agrotera-mbrojtesja e gjuetarëve, por edhe e luftëtareve.
- Afea- ngjashmëria me hyjneshën e ishullit Egina
- Cynthia- i referohet Malit Cintho qe gjendet ne vendlindjen e saj.
- Delia- e lindur ne ishullin Delo. Motra e Delio (Apolonit)
- Lokeia- mbrojtësja e grave në lindje.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|