Arkitektura e Uttar Pradeshit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkitektura e Uttar Pradeshit është e shquar për larminë e monumenteve të saj të ndryshme fetare. Arkitektura e Uttar Pradeshit është zhvilluar kryesisht Arkitekturën Islamike. Ajo përfshin pallate, fortesa, ndërtesa dhe mauzoleume të ndryshme. Pasi ra nën sundimin mysliman në shekullin e XII, shumë tempuj hindu u shkatërruan dhe në vendin e tyre u ndërtuan xhami.
Shumë krijime arkitekturore në Uttar Pradesh janë përzjerje e elementeve arkitekturore hindu me ato islamike. Trashëgimi të shquara arkitekturore mogule ruhen në qytetin e Fatehpur Sikrit, Taxh Mahali dhe Fortesa e Agras. Ekzemplarë të shquar arkitekturorë hindu mund të gjenden në Brindavan dhe Varanasi. Arkitektura Hindu e Uttar Pradeshit përbëhet kryesisht nga ajo tempullore. Vendet më të rëndësishme të bukurisë arkitekturore të Uttar Pradeshit janë Laknau, Varanasi, Agra dhe Vrindavani.
Mogulët, që sunduan shumicën e nënkontinentit indian, e bënë Agra dhe Delhin kryeqytetet e tyre, ndërsa perandori i tretë mogul, Akbari, u përpoq të ruante harmoninë midis hinduizmit dhe islamit. Ai u përpoq gjithashtu në arkitekturë të përziente shkencat praktike të Hinduizmit me Stilet Arkitekturore Islamike. Ai përfshiu teknologjinë e ndërtimit me kolonë dhe tra të Stilit Arkitekturor Hindu dhe zhvilloi stilin e tij unik të arkitekturës. Ky stil është pasqyruar në varrin e tij në Sikandra, jashtë Agras dhe në qytetin e ri që ndërtoi, të quajtur Fatehpur Sikri. Kopshtet Mogule të ndërtuar nga Babur në Agra janë një shembull i shquar i Arkitekturës Islamike të Uttar Pradeshit. Elementet kryesore të Arkitekturës Mogule ishin guri i kuq ranor dhe mermeri. Arkitektura e Taxh Mahalit është monumenti më mbresëlënës i Uttar Pradeshit. Laknau, kryeqyteti i Uttar Pradeshi është një depo e arkitekturës islamike me Imambarat e Lucknowt si Bara Imambara, Chota Imambara dhe Xhamia e të Premtes Xhami Masxhidi.
Vrindavani është një vend i arkitekturës hindu në Uttar Pradesh. Shumica e tempujve të Vrindavanit u ndërtuan nën sundimin e perandorit mogul Akbar, kështu që në këta tempuj janë futur disa elemente arkitekturore islamike. Në Varanasi ka një përzierje të arkitekturës raxhputase, hindu dhe myslimane.
Ndërtesat koloniale britanike që u ndërtuan për administrim, gjykata, spitale, stacione policie, hekurudha, banka etj. shihen akoma në shumicën e qyteteve; arkitektura e tyre në shumicën e rasteve është thjesht funksionale. Panorama arkitekturore e Uttar Pradeshit është një bashkim bujar i arkitekturës hindu dhe islamike.