Arkitektura
procesi i planifikimit, projektimit dhe konstruksionit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkitektura (nga greq. αρχή = e para, krye, dhe τέχνη = zejtari, artizanat, ndërtimtari = kryendërtimtaria) është arti dhe shkenca e planifikimit të ndërtesave dhe strukturave. Një përkufizim më i gjërë do të përfshinte në qëllimet e saj planifikimin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makronivel me planifikimin e qyteteve dhe projektimin urbanistik (qytetës) deri tek mikroniveli i mobiljeve (orendive). Zakonisht planifikimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe estetikën e përdoruesit.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. (Shtator 2018) |
Arkitektura shpesh merret me përpunimin e hapësirës, vëllimit, formës, dritës, hijes, dhe elementeve abstrakte për të arritur një përfundim estetik. Kjo gjë e dallon arkitekturën prej shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë, të cilat përqëndrohen më shumë në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit, sesa në estetikën e tij.