From Wikipedia, the free encyclopedia
Aranitët kanë qenë një familje fisnike arbërore që zotëronte vise të shtrira në Arbëri dhe vendet përreth nga shek. XI deri në XVI. Zotërimet e tyre shtriheshin përgjatë luginës së Shkumbinit dhe Via Egnatia e deri në qytetin e sotëm të Manastirit.
Origjina e mbiemrit Arianiti është e paqartë dhe për sqarimin e tij janë propozuar teori të ndryshme duke filluar nga derivimet e ndryshme antroponomastike dhe toponimike të fjalës indo-evropiane arya deri te emri i një fisi të vogël ilir, Armistët (Armistae). [1] Emri "Ar[i]anit" konsiderohet se ka qenë me origjinë shqiptare [2] ose mbase edhe iraniane [3] David Arianiti konsiderohet se është anëtari i parë i klanit Arianiti, i cili ishte aktiv në Shqipërinë e mesjetës së vonë, por lidhja nuk mund të verifikohet për mungesë burimesh të mjaftueshme. [1]
Më 2011 u botua në Tiranë vepra e Dhimitër Shuteriqit "Arianitët: historia - gjenealogjia - zotërimet", vepër të cilën ai vetë e vlerësonte të papërfunduar për mungesë dokumentacioni si dhe privimit që iu bë për kërkime nëpër arkiva pas 1974. Vepër kjo që ka përqasje elokuente me Das ende der Araniten (shq. I fundmi i Aranitëve) e Franz Babinger, e vitit 1961.[4]
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Ja, schon früher war einer arbanitischen Familie offenbar der Aufstieg in die Reichsaristokratie gelungen, wenn mit Recht aus dem Namen der Familie der Arianitai auf albanischen Ursprung geschlossen wurde. Der Patrikios David Arianites sah sich ...
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!){{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.