Lashtësia klasike
epoka e grekëve dhe romakëve të lashtë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Antikiteti klasik (i njohur gjithashtu edhe si epoka klasike ose periudha klasike) është periudha e historisë kulturore midis shekullit VIII p.e.s. dhe shekullit VI p.e.s. me qendër në Detin Mesdhe, dhe që përfshin civilizimet ndërlidhëse të Greqisë antike, Romës antike dhe Ilirisë. Antikiteti paraqet periudhën në të cilën shoqëritë greke dhe romake lulëzuan dhe patën ndikim të madh në pjesën më të madhe të Evropës, Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.