![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/d/d2/Andy_Garcia_at_the_2009_Deauville_American_Film_Festival-01A.jpg/640px-Andy_Garcia_at_the_2009_Deauville_American_Film_Festival-01A.jpg&w=640&q=50)
Andy García
From Wikipedia, the free encyclopedia
Andrés Arturo García Menéndez (lindi më 12 prill 1956) i njohur profesionalisht si Andy García, është një aktor, regjisor dhe muzikant amerikan me prejardhje kubaneze. Ai së pari u bë i njohur duke aktruar në The Untouchables (1987) të Brian De Palma së bashku me Kevin Costner, Sean Connery, dhe Robert De Niro. Ai vazhdoi të aktrojë në filma si Stand and Deliver (1988), dhe Internal Affairs (1990). Më pas ai luajti në filmin e Francis Ford Coppola The Godfather Part III (1990) si Vincent Mancini së bashku me Al Pacino, Diane Keaton, dhe Eli Wallach. Ai fitoi një Grammy Latin në 2005 dhe u nominua për Acdemy Award për aktorin më të mirë dytësor për performancën e tij.
Andy García | |
---|---|
![]() | |
U lind në | Andrés Arturo García Menéndez[1] 12 prill 1956[1] |
Kombësia | Amerikan |
Shkollimi | Miami Beach Senior High School[2] Florida International University[3] |
Profesioni |
|
Vite aktiviteti | 1978–present |
Titulli | Andy Garcia në Deauville American Film Festival më 2009 |
Bashkëshorti/ja | Marivi Lorido García (m. 1982) |
Fëmijë | 4, përfshirë Dominik García-Lorido |
Ai vazhdoi të aktrojë në filmat e Hollivudit si Hero (1992), dramë romantike When a Man Loves a Woman (1994), dhe thriller aksion Desperate Measures (1998). Në vitin 2000, ai prodhoi dhe luajti në filmin televiziv HBO, For Love or Country: The Arturo Sandoval Story (2000), ku ai morri nominime për Primetime Emmy Award dhe Golden Globe Award. Ai gjithashtu luajti në Ocean's Eleven (2001) të Steven Soderbergh dhe vazhdimet e saj Ocean's Twelve (2004) dhe Ocean's Thirteen (2007). Në vitin 2005, García drejtoi dhe luajti në filmin The Lost City së bashku me Dustin Hoffman dhe Bill Murray. Ai gjithashtu luajti në New York, I Love You (2008), dramedinë City Island (2009), komedinë romantike At Middleton (2013), dhe thriller krim Kill the Messenger (2014). Vitet e fundit ai ka pasur një ringjallje të karrierës në filma të tillë si Mamma Mia! Here We Go Again, Book Club, The Mule (të gjitha në vitin 2018), filmin televiziv HBO My Dinner with Hervé (2018), dhe Father of the Bride (2022).