Anastas Janullatosi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Anastas Janullatos (greqisht: 'Αναστάσιος Γιαννουλάτος' Anastásios Giannoulátos; lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi), është, nga viti 1992, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. I lindur grek, më 22 dhjetor 2017, presidenti Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare. Emri i Janullatosit është i lidhur me rilindjen e ortodoksisë lindore në Shqipëri, mbasi praktikimi i fesë nuk ishte i lejuar me ligj në vitet 1967-1991.