Amperi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Amper quhet njësia për matjen e intensitetit të rrymës elektrike. Intensitet i rrymës quhet sasia e elektricitetit, e cila kalon nëpër një përcjellësi gjatë një sekonde. Andre Mari Amper fizikan francez (1775-1836), zbuloi veprimin magnetik të rrymës elektrike, për nder të tij njësia për matjen e rrymës quhet Amper.