Aljeksandr Llukashenka
From Wikipedia, the free encyclopedia
Aljeksandr Llukashenka lindi më 30 gusht 1954 në rajonin Vitebsk, Bjellorusi. Është një politikan bjellorus dhe presidenti i Bjellorusisë. Ai u rrit pa baba dhe mori shumë shpejt mbi shpatulla përgjegjësinë e familjes. Është kjo anë shumë njerëzore e tij që do të bënte më pas për vete zgjedhësit në kohën kur ai u prezantua si lider në zgjedhjet e vitit 1990.
![Thumb image](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/32/%D0%90.%D0%A0.%D0%9B%D1%83%D0%BA%D0%B0%D1%88%D1%8D%D0%BD%D0%BA%D0%B0_%28%D0%B2%D1%8B%D1%80%D0%B0%D0%B7%D0%BA%D0%B0%29.jpg/220px-%D0%90.%D0%A0.%D0%9B%D1%83%D0%BA%D0%B0%D1%88%D1%8D%D0%BD%D0%BA%D0%B0_%28%D0%B2%D1%8B%D1%80%D0%B0%D0%B7%D0%BA%D0%B0%29.jpg)
Ai përfundoi studimet e larta për ekonomi në “Mogilev Teaching Institute” në vitin 1974, më pas shërbeu në ushtrinë sovjetike në trupat e kufirit në vitet 1975-77 dhe 1980-82. Pasi përfundoi ushtrinë ai u zgjodh në vitin 1985 drejtor i "sovkhoz" (“ferma” e madhe e shtetit). Pra punoi si ekonomist për Partinë Komuniste të Bjellorusisë. Po në këtë vit ai u diplomua në Akademinë Bjelloruse të Bujqësisë.