Ali Ahmeti
politikan nga Maqedonia / From Wikipedia, the free encyclopedia
Ali Ahmeti (i lindur më 5 janar 1959) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe një partner i vogël koalicioni në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni ai ishte Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Pas Luftës së vitit 2001, Ali Ahmeti në vitin 2002 e formoi partinë e tij politike të njohur si Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe u zgjodh kryetar i saj. Në zgjedhjet e Dhjetorit të vitit 2016, Ali Ahmeti kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016–2020 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fakte të shpejta Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Të dhëna vetjake ...
Ali Ahmeti | |
---|---|
![]() | |
Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) | |
Titullar | |
Në detyrë Shtator 2002 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 5 Janar 1959 Zajaz, Komuna e Kërçovës, ish–Republika Jugosllave e Maqedonisë, (sot Maqedonia e Veriut) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) |
Bashkëshortja/et | Vezire Ahmeti |
Nënshkrimi | ![]() |
Mbylle