Alfabeti Latin
From Wikipedia, the free encyclopedia
Alfabeti Latin është alfabeti i Gjuhës Latine që flitej nga latinët e hershëm të periudhës Romake e deri në shekujt 15 e 16 të erës sonë. Alfabeti më i përhapur në të gjithë botën e sotme, ky alfabet përdoret gjërësisht për të shkruar pjesën më të madhe të gjuhëve me rrënjë indo-evropjanë , dhe të tjera me rrënjë jo indo-evropjanë (Gjuhë Uralike) si për shëmbull gjuha estoneze, finlandeze apo hungareze.
Gjuha Latine në aspektin e lehtësimeve dhe vështirësive për ta mësuar si gjuhë, ka dy variante:
- Është lehtë për ta mësuar,
- Nuk është e lehtë për ta mësuar.
Fjalori i latinishtes është aq kompakt sa që të mësuarit e një “kuptimi” për një folje nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme. Gjuha latine ka gjini për emrat, diçka që i mungon gjuhës angleze. Ka marrëveshje midis subjekteve dhe foljeve, ashtu siç ekziston në gjuhën angleze po ka më shumë forma të foljeve në latinisht.
Pjesa më e vështirë e latinishtes është se rendi i fjalëve është pothuajse arbitrar. Në këtë gjuhë, lënda shpesh është e panevojshme, pasi përfshihet në folje dhe folja shkon në fund të fjalisë. Gjuha latine është e lashtë indo evropiane. Rëndësinë e saj e fitoi si gjuhë zyrtare e Perandorisë Osmane. Ajo vazhdon të përdoret në krijimin e fjalëve të reja, në gjuhët moderne të shumë familjeve të ndryshme.
Gjuhën Latine në fillim të mijëvjeçarit të parë para erës sonë e flisnin banorët e Laciumit (latium), të krahinës qendrore të Gadishullit Apenin, që shtrihej me një sipërfaqe prej 2000km2 ndërmjet Etruris dhe Kalabrisë. Banorët që jetonin në këtë krahinë quheshin Latin (Latini) dhe gjuha e tyre gjuha latine (Lin gua latina). Qendra kryesore e këtij populli u bë qyteti i Romës, ku ka një histori dhe një kulturë shumë të vjetër dhe të pasur. Sa i përket legjendës për themelimin e qytetit të Romës datojnë aty ka shekulli i VII (754-753) para erës sonë. Dhe më vonë ky fis mori emrin italik që u bashkua me Romën dhe së bashku u quajtën Romak (Romani). Dhe pas zhvillimit të mëtejmë Roma u bë kryeqendra e popullit romak dhe e kulturës së tij.
Shkenca latine dallon katër periudha të rëndësishme:
- Periudha paraklasike e gjuhës latine ose periudha arkaike,
- Periudha klasike e gjuhës latine,
- Periudha pasklasike e gjuhës latine,
- Periudha e vonë ose Gjuha e vonë.