![cover image](https://wikiwandv2-19431.kxcdn.com/_next/image?url=https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/64/Alexis_Tsipras_MSC_2019_%2528cropped%2529.jpg/640px-Alexis_Tsipras_MSC_2019_%2528cropped%2529.jpg&w=640&q=50)
Aleksis Çipras
politikan grek / From Wikipedia, the free encyclopedia
Aleksis Cipras (greqisht: Αλέξης Τσίπρας, i lindur më 28 korrik 1974)[1] ishte Kryeminister i Greqisë, nga 21 shtatori 2015 në 8 Korrik 2019. Ai më parë ka shërbyer si Kryeministër nga 26 janari 2015 në 27 gusht 2015 Cipras ka qenë kreu i partisë politike greke Siriza nga 4 tetori 2009 në 24 Shtator 2023
Aleksis Cipras | |
---|---|
![]() | |
Kryeministër i Greqisë | |
Në detyrë 21 Shtator 2015 – 8 Korrik 2019 | |
Paraprirë nga | Vasiliki Thanu |
Pasuar nga | Qirjako Micotaqi |
Kryetar i Partisë Siriza | |
Në detyrë 4 tetor 2009 – 24 Shtator 2023 | |
Paraprirë nga | Alekos Alavanos |
Pasuar nga | Stefanos Kasselakis |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 korrik 1974 Athinë Greqi |
Nënshtetësia | Grek |
Partia politike | party Komuniste e Greqis (para vitit 1991) Sinaspizmos (1991-2013) Siriza (2013-aktiv) |
Bashkëshortja/et | Peristera Baziana |
Fëmijët | 2 |
Nënshkrimi | ![]() |
Cipras u lind në Athinë në vitin 1974. Ai u bashkua me Rininë Komuniste të Greqisë në fund të viteve 1980 dhe në vitet 1990 ishte politikisht aktiv në protestat e studentëve kundër planeve të reformës arsimore, duke u bërë zëdhënës i lëvizjes. Ka studiuar inxhinierinë civile në Universitetin Teknik Kombëtar të Athinës, me diplomë në vitin 2000 dhe më vonë ka ndërmarrë studime pasuniversitare në planifikimin urban dhe rajonal. Ai punoi si inxhinier civil në industrinë e ndërtimit, bazuar kryesisht në Athinë.
Nga viti 1999 deri në vitin 2003, Cipras shërbeu si sekretar i Rinisë të partis Sinaspizmos. Ai u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Sinaspizmos në vitin 2004, dhe më vonë Sekretariati Politik. Në zgjedhjet lokale të vitit 2006, ai kandidoi si kandidat i partis Siriza për kryetar të Athinës, duke fituar 10.5%. Në vitin 2008, ai u zgjodh si kreu i Sirizas, duke pasuar Alekos Alavanosin. Ai u zgjodh për herë të parë në Parlamentin Helen që përfaqësonte Athinën A në zgjedhjet e 2009 dhe u rizgjodh në maj dhe qershor 2012, më pas u bë Udhëheqësi i Opozitës dhe caktoi kabinetin e tij të hijes.
Në janar të vitit 2015, Cipras udhëhoqi Sirizan për fitore në zgjedhje të parakohshme legjislative, duke fituar 149 nga 300 vende në Parlamentin Helen dhe duke formuar një koalicion me Grekët e Pavarur. 20 gusht 2015, shtatë muaj në mandatin e tij si kryeministër, ai humbi shumicën e tij pas dezertimeve brenda partisë, Cipras njoftoi dorëheqjen e tij dhe bëri thirrje për një zgjedhje të parakohshme, që do të zhvillohet muajin pasardhës. Në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2015, që pasuan, Cipras udhëhoqi Siriza një fitore tjetër, duke fituar 145 nga 300 vende dhe duke riformuluar koalicionin me Grekët e Pavarur. Si kryeministër, ai ka mbikëqyrur negociatat lidhur me krizën e borxhit grek, filloi referendumin grek të ndihmës dhe iu përgjigj krizës evropiane të emigrantëve.
Në vitin 2015, ai u votua nga revista TIME si një nga 100 njerëzit më me influencë në nivel global.[2]