Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale
From Wikipedia, the free encyclopedia
Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale është degë ekzekutive e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).[1]
Misioni i saj është mbrojtja e shëndetit publik nëpërmjet garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të produkteve medicinale të plasuara në Kosovë.
Me qëllim të përmbushjes së këtij misioni, AKPPM përqendrohet në identifikimin dhe mënjanimin e problemeve me të cilat përballet sektori farmaceutik në Kosovë.