Kampionati Botëror i Futbollit 1974
From Wikipedia, the free encyclopedia
FIFA Kupa e Botës 1974 ishte edicioni i 10-të i FIFA Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore me 13 qershor 1974 e deri më 7 korrik. Në këtë turne, u dhurua për herë të parë trofeu aktual i Kupës së Botës i modeluar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga. Trofeu i mëparëshëm Jules Rimet, ishte fituar për herë të tretë nga Brazili në vitin 1970 dhe iu dha përgjithmonë brazilianëve. Kjo ishte gjithashtu një nga tre edicionet e Kupës së Botës ku ka pasur dy faza grupesh.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Fußball-Weltmeisterschaft 1974 | |
---|---|
Detajet | |
Vendi pritës | Gjermania Perëndimore |
Datat | 13 qershor – 7 korrik |
Skuadrat | 16 (nga 5 konfederata) |
Stadiumet | 9 (në 9 qytete pritëse) |
Renditja përfundimtare | |
Kampionët | ![]() |
Vendi i dytë | ![]() |
Vendi i tretë | ![]() |
Vendi i katërt | ![]() |
Statistikat | |
Ndeshje të luajtura | 38 |
Gola të shënuar | 97 (2,55 për ndeshje) |
Golashënuesi më i mirë | ![]() |
Lojtari i ri më i mirë | ![]() |
Çmimi Fair Play | ![]() |
Vendi organizator fitoi trofeun, duke mposhtur në finale Holandën në stadiumin Olympiastadion të Mynihut.[2] Kjo ishte fitorja e dytë e tyre në këtë kompeticion, dhe e para që nga viti 1954. Australia, Gjermania Lindore, Haiti dhe Zaire morën pjesë për herë të parë në Kupën e Botës. Për Gjermaninë Lindore, kjo ishte paraqitja e tyre e fundit në një Kupë Bote para bashkimit me Gjermaninë Perëndimore.