From Wikipedia, the free encyclopedia
Ångermanland është provincë (landskap) në veri të Suedisë. Kufizohet me Lapland të Suedisë, Västerbotten, Medelpad dhe Jämtland.
Ångermanland | |
---|---|
Vendi | Suedia |
Krahina | Norrland |
Qarqet | Qarku Västernorrland Qarku Jämtland Qarku Västerbotten |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 19.507 km2 (7.532 sq mi) |
Popullsia (31 dhjetor 2019)[1] | |
• Gjithsej | 130 923 |
Grup etnik | |
• Gjuha | Suedisht (Suedishtja veriore) |
Kultura | |
• Lulja | Heartsease |
• Kafsha | Beaver |
• Peshku | Lavaret |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Provincat tradicionale të Suedisë, megjithëse mbeten të rëndësishme kulturalisht dhe historikisht, nuk shërbejnë më si entitete administrative apo politike. Zemrat e Ångermanland shtrihen në qarkun e sotëm Västernorrland, me pjesën e mbetur të provincës tradicionale që tani është pjesë e qarqeve Västerbotten dhe Jämtland.
Ångermanland është provinca e gjashtë më e madhe në Suedi me një sipërfaqe e cila është rreth 19,800 km² dhe rreth 1,000 km² është me ujë.
Natyra e pjesës perëndimore të Ångermanland ndikohet shumë nga prania e lumit Ångerman. Edhe pse tokat e provincës në përgjithësi janë shumë djerrë për kultivim, ka bujqësi të punueshme në zonat ngjitur me lumenjtë - në veçanti lumin Ångerman.
Bregdeti i Angermanland është malor dhe përmban një arkipelag të gjerë me shumë ishuj të pjerrët, gjire të thella dhe fjorde - mes tyre gryka e lumit Ångerman. Në përgjithësi, peizazhi konsiderohet piktoresk, veçanërisht në rajonin e pyllëzuar të dendur Ådalen rreth lumit Ångerman. Peizazhi është i larmishëm, me lugina, shkëmbinj dhe moçalje.
Qyteti më i madh sot është Örnsköldsvik, në bregdet, me rreth 33,000 banorë. Pasohet nga Härnösand me 18,000.
Qytetet e mëposhtme kishte më shumë se 10000 banorë:[2]
Zonat urbane me më shumë se 1000 banorë:[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.