User talk:Filloretajusufi
From Wikipedia, the free encyclopedia
"Hello world" programi është një program kompjuterik (computer program) që shtyp "Hello world" në ekranin e një pajisjeje (display device). Eshtë një ndër programet më të thjeshta në gjuhët programuese (programming language). Për këtë arsye, zakonisht është programi i parë që mësohet në orët e para të mësimit të një gjuhe programuese. Poashtu përdoret për të ilustruar sintaksën më të thjesht të gjuhës programuese. Shumica e këtyre programeve janë shumë të thjeshta , posaqërisht ato që mbështetën në interpretorin command-line (command-line interpreter) që përdoret për të shfaqur rezultatin (output). Sidoqoftë këto mund të jenë shumë komplekse, sidomos kur programi shkruhet për ndërfaqe grafike te përdoruesit (GUI). Kur programojmë një sistem të ngulitur (embedded system), teksti dërgohet në ekranin me lëng kristali (liquid crystal display). Në një pajisje që nuk shfaq tekst, një program i thjesht që prodhon një sinjal, si psh për të ndezur një llampe LED mund të jetë zëvendësim i “Hello world” programit.