Sinkiang
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sinkiang (Ujgurisht: شىنجاڭ; Kinezçe: 新疆; pinyin: Xīnjiāng) zyrtarisht Rajoni Autonom Ujgur Sinkiang, është një rajon autonom i Kinës e cila ndodhet në pjesën veri-perëndimore të vendit afër Azisë Qendrore. Sipërfaqja e tij është mbi 1,66 milion kilometra katrore dhe ka afro 25 milion banorë. Sinkiangu kufizohet me Mongolinë, Federatën e Rusisë, Kazakistanin, Kirgizistanin, Taxhikistanin, Afganistanin, Pakistanin dhe Indinë. Ajo gjithashtu kufizohet me Rajonin Autonom të Tibetit dhe provincat e Gansu dhe Qinghai. Rruga më e njohur historike, Rruga e Mëndafshit, përshkonte territorin nga lindja në kufirin e saj veriperëndimor.
Fakte të shpejta Rajoni Autonom Ujgur Sinkiang Ujgurisht شىنجاڭ ئۇيغۇر ئاپتونوم رايونى (Shinjang Uyghur Aptonom Rayoni) Kinezisht: 新疆维吾尔自治区 (Xīnjiāng Wéiwú'ěr Zìzhìqū), Popullsia ...
Rajoni Autonom Ujgur Sinkiang
Ujgurisht شىنجاڭ ئۇيغۇر ئاپتونوم رايونى (Shinjang Uyghur Aptonom Rayoni) Kinezisht: 新疆维吾尔自治区 (Xīnjiāng Wéiwú'ěr Zìzhìqū) | |
---|---|
Rajone autonome | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 25.230.000 |
Faqja zyrtare | www |
Mbylle