Shtylla kurrizore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Boshti kurrizor përbëhet prej disa eshtrave pa forma të rregullta të cilat quhen unaza. Te fëmijët ka 33-34 por duke u rritur unazat e poshtme ngjiten. Tek një njeri i rritur ka 26 unaza. Ndërmjet unazave ka disqe kërce të cilat boshtit kurrizor i japin elasticitet për një lakim të madh. Në mesin e secilës unazë ka një vrimë të madhe ku të gjitha unazat lidhen përmes indit lidhor, këto vrima bashkarisht në unazat e tyre formojnë një gyp në të cilin ndodhet palca kurrizore.