Salvador Domingo Felipe Jacinto Dalí i Domènech
From Wikipedia, the free encyclopedia
Salvador Domingo Felipe Jacinto Dalí i Domènech, Markezi i parë Dalí i Pubol (11 maj 1904 –23 janar 1989) po ashtu i njohur si Salvador Dali ishte piktor i shquar spanjoll-katalunas surrealist, i lindur në Figueres, Spanjë.
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Salvador Dalí të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}} |
Salvador Dalí | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 11 maj 1904 Figueres |
Vdiq më | 23 janar 1989 Figueres |
Punësimi | Piktor, vizatues, fotograf, skulptor, shkrimtar, skenarist |
Dali ishte një piktor i aftë, i njohur për imazhet e mrekullueshme edhe të çuditshme në punën e tij surrealiste. Aftësitë e tij punues i atribuohen mjeshtërve të Renesancës.[1][2] Vepra e tij më e mirë është Vazhdimësia e Kujtesës, e përfunduar në gusht të vitit 1931. Puna artistike e Dalit përfshin filmin, skulpturën dhe fotografinë në bashkëpunim me një gamë të artistëve në një shumëllojshmëri të medieve.
Dali ia atribuon “dashurinë mbi gjithçka, pasionin për luks dhe dashurinë ndaj rrobave orientale” racës arabe,[3] duke sqaruar se paraardhësit e tij ishin nga Mursët.
Dali kishte një imagjinatë të zhvilluar dhe po ashtu kënaqej duke përfshirë sjellje të pazakonshme dhe madhështore. Mënyra e tij e çuditshme e sjelljes dhe veprimet publike tërhoqën më shumë vëmendje sesa veprat e tij të artit, duke i tronditur ata që e çmonin veprën e tij dhe duke nxitur acarim të kritikëve të tij.[4]