Prerja e artë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Raporti i artë në matematike dhe në art, Dy madhësi janë në raportin e arte nëse raporti i shumës se dy madhësive me madhësinë me te madhe është i barabarte me raportin e madhësisë se madhe me te voglën. Raporti I arte është një konstante matematike irracionale përafërsisht 1,6180339887. Emra te tjerë te përdorur për raportin e arte janë seksioni i arte dhe mënyra e arte. Raporti I arte zakonisht paraqitet me shkronjën greke fi (φ).
Figura në te djathte ilustron lidhjen gjeometrike që përcakton ketë konstante.
E shprehur algjebrikisht :
Te paktën qysh prej Rilindjes shume artiste dhe arkitekte kane papjesëtuar punët e tyre për t'iu afruar raportit te arte, veçanërisht në formën e drejtkëndëshit te arte, në te cilin raporti i brinjës me te gjate me atë me te shkurtrën është raporti i arte.