Përdoruesi:KrHas/Bjork
From Wikipedia, the free encyclopedia
Björk Guðmundsdóttir (/bjɜːrk/ BJURK; lindur më 21 nëntor 1965) është këngëtare, shkrimtare, kompozitore, prodhuese dhe aktore islandeze. E njohur për aftësinë e saj për të kënduar 8 oktava dhe personaliteti i çuditshëm, ajo ka zhvilluar një stil muzikor eklektik që merr nga muzika elektronike, pop, eksperimentale, trip hop, klasike dhe avant-garde gjatë karrierës së saj 4 dekadore.
E lindur në Rejkjavik, Björk filloi karrierën e saj muzikore në moshën 11 vjeçare dhe arriti famë ndërkombëtare në moshën 21 vjeçare si këngëtarja kryesore e grupit muzikor alt-rok the Sugarcubes. Pasi që u shpërbë the Sugarcubes në 1992, Björk filloi karrierën solo. U ngrit në famë me albumet Debut (1993), Post (1995), dhe Homogenic (1997), duke bashkëpunuar me një gamë të artistëve dhe duke eksploruar shumë projekte multimediale. Albumet tjera të saja janë Vespertine (2001), Medúlla (2004), Volta (2007), Biophilia (2011), Vulnicura (2015), Utopia (2017), dhe Fossora (2022).
Disa nga albumet e Björk kanë arritur mbi vendin e 20-të në listën Billboard 200 në SHBA. Deri më 2015, ajo ka shitur më shumë se 20 milion albume rreth botës. Njëzet e tre të këngëve të saja kanë arritur top-40 listat rreth botës, me 22 top-40 kënga vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, ku përkasin këngat top-10 "It's Oh So Quiet", "Army of Me", dhe "Hyperballad" dhe këngat top-20 "Play Dead", "Big Time Sensuality", dhe "Violently Happy". Disa nga çmimet e saja më të famshme janë Urdhëri i Skifterit, pesë çmime BRIT, dhe 15 nominime Grammy. Në 2015, magazina Time e emëroi një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Rolling Stone e vendosi në vendin e 60 të këngëtarëve më të mirë dhe vendin e 81 të shkrimtarëve të këngave më të mirë.
Björk luajti rolin kryesor në filmin Dancer in the Dark (2000) të Lars von Trier, për çka fitoi çmimin Aktorja Më e Mirë në Festivali i Filmit në Kanë në vitin 2000, dhe ishte nominuar për Academy Award për Këngën Më të Mirë Origjinale për këngën "I've Seen It All". Albumi Biophilia u reklamua si një album interaktiv me aplikacion dhe program edukativ. Björk është gjithashtu avokate e shkaqeve mjedisore në Islandë. U mbajt një ekspozitë retrospektive për Björk në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork në vitin 2015.