Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kongresi i Shteteve të Bashkuara është organi më i lartë përfaqësues i pushtetit legjislativ federal. Ai është dy-dhomësh dhe ndodhet në ndërtesën e quajtur Kapitoli, në kryeqytetin e SHBA-ve në Uashington. Dhoma e ulët e Kongresit përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuese ndërsa dhoma e lartë nga Senati.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kongresi përbëhet gjithsej nga 535 ligjvënës, të zgjedhur me mandate me kohëzgjatje të ndryshme.
Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 ligjvënës ndërsa Senati 100 senatorë, nga dy për secilin shtet federal. Në Dhomën e Përfaqësuesve ka dhe 6 anëtarë pa të drejtë vote, të cilët përfaqësojnë territoret amerikane të Porto Rikos, Samoas Amerikane, Guamit, Ishujve të Marianës Veriore, Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara si dhe Distriktit të Kolumbisë.
Si Senatorët, ashtu dhe Përfaqësuesit zgjidhen drejtpërdrejtë nga populli. Çdo dy vite, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve rizgjidhen së bashku me një të tretën e Senatorëve.
Për tu zgjedhur në Kongres, një kandidat duhet të jetë minimalisht 25 vjec për Dhomën e Përfaqësuesve dhe 30 vjec për Senatin, të jetë qytetar i Shteteve të Bashkuara prej 7 vitesh për Dhomën e Përfaqësuesve dhe prej 9 vitesh për Senatin si dhe të jetë banor i shtetit nga i cili pretendon të zgjidhet.