Jezusi
figura qendrore e Krishterimit / From Wikipedia, the free encyclopedia
Jezusi ose Jisui (nga greqisht: Ἰησοῦς, 8-2 p.e.s. - 29-36 p.e.s. i njohur edhe si Jezusi i Nazaretit; në gjuhën arabe: عيسى بن
|
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Jezusi | |
---|---|
U lind në | 6 ose 4 p.e.s. |
Vdiq | 30 ose 33 e.s. |
Njohur për | Figura kryesore e Krishtërimit, |
مريم Isa ibën Merjem) është autor, figurë qëndrore e krishtërimit dhe një profet në Islam, në lidhje me të cilin ai është i njohur si Krishti, (nga greq. hristós - "i mirosuri, i vajisuri" duke përkuar me termin hebraik "messiah") historia e të cilit është e padiskutueshme përmes dëshmive të Krishtit të Besëlidhjes së Re (BR) si edhe nëpërmjet shënimesh të histori-shkruesit hebraik Flavius Josephus (lindur vitin 37/38 vdekur në vitin 100) dhe të histori-shkruesit romak Cornelius Tacitus (53-120).
Burimi kryesor i njohurive lidhur me jetën e Jezusit dhe mësimet e tij janë në katër ungjijtë kanonik të Beslidhjes së Re. Pjesa më e madhe e shkollarëve në fushat e studimeve biblike dhe historisë pajtohen që Jezusi ishte mësues hebre nga Galilea, i cili mendohej edhe si një shërues. Ishte paditur për kryengritje kundër Perandorisë Romake, dhe me urdhër të qeveritarit romak Poncit Pilat u dënua me kryqëzim. Pasi ungjijtë nuk ishin shkruar ende, menjëherë pas vdekjes së tij disa nxënës të tij si Gjoni, Luka, Marku dhe Mateu filluan të shkruajnë mbi jetën, veprat dhe bëmat e mësuesit të tyre.
Pikëpamjet e të krishterëve mbi Jezusin (njihen edhe si kristologji) janë të ndryshme dhe të ndërlikuara. Shumë të krishterë janë trinitarianë që nënkupton besimin sipas Shkrimeve të Shenjta të Biblës të një Perëndie të vetëm por të shfaqur si Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë dhe besojnë se Jezusi është Biri i Perëndisë dhe Zot i mishëruar, dërguar të japë shëlbim (shpëtim) dhe pajtim me Zotinn, duke u vetëflijuar si shlyerje e mëkateve të njerëzimit. Të krishterët jotrinitarianë përkrahin shpjegime të ndryshme të hyjnisë së Jezusit. Shumë të krishterë besojnë që Jezusi u lind nga një virgjëreshë, u kryqëzua dhe u varros, u ringjall ditën e tretë pas vdekjes trupore, zbriti në ferr ku mundi vdekjen dhe u ngjit në qiell ku rri në anë të djathtë të Zotit Atë deri në Ardhjen e Dytë të tij. Shumë të krishterë besojnë poashtu se Jezusi plotësoi profecitë biblike.
Në Islam, Jezusi (i quajtur Isa) mbahet si një nga profetët më të dashur dhe më të rëndësishëm të Perëndisë, një sjellës i shkrimeve hyjnore, dhe gjithashtu Mesia. Myslimanët, sidoqoftë, nuk pajtohen me besimin e të krishterëve mbi kryqëzimin ose hyjninë e Jezusit. Islami mëson se Jezusi është gjallë në parajsë (qiell) dhe do të kthehet në tokë si Mesia në shoqërinë e Mahdit sapo toka të jetë mbushur me mëkate dhe padrejtësi.