Gjeografia e Zvicrës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Zvicra është e vendosur në sistemin e vargmaleve të larta të Alpeve. Shpesh në literaturën gjeografike përmendet si shtet alpin. Zvicra për një kohë të gjatë ka qenë e izoluar, larg rrugëve kryesore dhe bënte kufirin natyrorë ndërmjet shteteve të Evropës së Mesme dhe të atyre të detit Mesdhe. Pozita ndërmjetësuese ka imponuar nevojën e një lidhjeje më të mirë me shtete fqinje. Parakushtet e mira të luginave të tërthorta dhe të qafave malore kanë qenë elemente të rëndësishme të vendosjes së një rrjeti të rrugëve përmes së cilave Zvicra hapet ndaj shteteve të zhvilluara të Evropës. Roli transit i saj shprehet në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në kohën kur kushtet teknike të komunikacionit ndërrohen në saje të revolucionit industrial. Rrugët bashkëkohore e bëjnë Zvicrën prej një shteti të izoluar dhe të varfër të jetë nyje shumë rrugëve që lidhin Evropën Mesdhetare me atë Atlantike dhe Evropën e Mesme.
redaktoni hartën |